Këngëtari i njohur, Erik Lloshi gjatë stinës së verës këndon shpesh edhe në dasma ku i ndodhin jo pak të papritura.

I ftuar në emisionin 'Trokit', Eriku është pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse i ka pëlqyer ndonjëherë nusja e dasmës.

"A të ka pëlqyer ndonjëherë nusja e dasmës, aq sa të kësh thënë ehh sikur të ishte e imja?", pyet Peçi.

"Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat", u përgjigj këngëtari.