Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit.

"Jeta përpara teje" titullohet filmi, i frymëzuar nga romani i Roman Gary.

Filmi parashikohet të dalë në 2020 dhe tregon historinë e madamë Rosë, një hebreje që arriti të largohet nga kampi i Auschwitz dhe krijon një raport tepër intens me një fëmijë me ngjyrë.

Momo ishte braktisur nga e ëma dhe Rosa kujdeset për të dhe ky i fundit kujdeset kur ajo sëmuret dhe detyrohet të qëndrojë në një karrigë me rrota. Sofia Loren, e cila prej 10 vitesh i mungonte seti kinematografik, ka rolin e protagonistes. Xhirimet po bëhen në Puglia.