Cardi B ka treguar gjithmonë se ka shumë besim te vetja, por ndonjëherë duket se dhe ajo ka probleme si çdo njeri tjetër. Së fundmi, reperja e njohur bëri një postim në ‘Twitter’ që trembi të gjithë fansat e saj. “Do doja të isha e vdekur”.

Por pas disa minutash reperja u pendua për deklaratën e saj dhe e fshiu menjëherë. Askush nuk ka arritur të kuptojë se çfarë ka ndodhur me reperen, por disa aludojnë se ajo duhet të ketë qenë e lodhur dhe prandaj është shprehur në atë mënyrë.