Ka kaluar vetëm një muaj nga ndarja me Bradley Cooper, por mesa duket Irina Shayk ka lënë gjithçka pas dhe është parë nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, në New York.

Modelja 33-vjeçare shfaqet në formë mjaft të mirë, e veshur sportive dhe në fotot e shkrepura duket tepër e lumtur. Personi në fjalë është Alec Maxwell, por nuk është ende e sigurt nëse ka një lidhje mes tyre!