Edhe pse se jeton në Britani dhe po zhvillon karrierën e saj si këngëtare në tregun muzikor ndërkombëtar, Dua Lipa nuk harron të kujtojë rrënjët nga vjen.
Në një video në Instagram, ylli i popit publikoi një hartë të Ilirisë ku shihet edhe Dardania e dikurshme.
Këngëtarja në muajin gusht pritet të mbërrijë në festivalin Sunny Hill si spektatore, ndërsa bëri të mundur ardhjen e këngëtares Miley Cyrus dhe Dj Calvin Harris në festival për të promovuar ndërkombëtarisht Kosovën.





