Anija ushtarake turke “TCG BAYRAKTAR L 402”, do të jetë e hapur për t’u vizituar nga çdo qytetar që shfaq interes, këtë të mërkurë në këto orare:

10:00 – 12:00

14:00 – 16:00

Anija ushtarake, pjesë e Marinës Turke, mbërriti ditën e martë në portin e Durrësit. Vizita dyditore vjen në kuadër të stërvitjes së 521 trupave të marinës turke.

Anija ushtarake me gjatësi 138.7 m dhe tonazh 7370 tonë, është aksotuar në kalatën nr.5 të portit detar, ku janë marrë të gjitha masat e nevojshme për qëndrimin e saj.