Në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit në 6 muajt e parë të këtij viti janë përpunuar 70.483 njësi kontejnerike TEU gjithsej.

Në periudhën janar-qershor 2019 në Terminalin përkatës janë përpunuar 94 anije të specializuara për transport kontejnerësh.

Në Sektorin e Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se shifra e këtij 6-mujori është 5,308 njësi më e lartë se sa ajo e regjistruar në fund të 6-mujorit 2018.

Shifra më të larta janë shënuar edhe në përpunimin e konteinerëve nga importi dhe për eksport. Nga i njëjti burim, mësohet se numri i kontejnerëve për eksport dhe nga importi është thuajse i njëjtë, mbi 35 mijë njësi në secilin drejtim.

Sipas statistikave portuale, që nga viti 2013 numri i kontejnerëve të përpunuar në portin më të madh të vendit ka pësuar një rritje të ndjeshme.