Së fundmi, në një intervistë për “Mirage”, Çiljeta ka rrëfyer diçka më shumë përsa i përket jetës së saj private dhe planeve të së ardhmes. E pyetur nëse ka ndërmend të bëhet sërish nënë, këngëtarja u përgjigj:“Pa diskutim që po. Kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë, kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë”.
Po përsa i përket dashurisë? Si ndihet aktualisht Çiljeta?
“Ndihem e plotësuar dhe e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme; një femër kur ndihet e lumtur dhe e plotësuar ka çdo gjë.”
Ju kujtojmë se Xhilaga, mama e një vogëlushi, Fernandos po jeton prej vitesh një bashkëjetesë me sportistin Alban Hoxha.





