Një grup studentësh të Trashëgimisë Kulturore të Universitetit të Tiranës, të shoqëruar nga pedagogët e tyre, zhvilluan dje në Durrës, pranë Muzeut Arkeologjik dhe Zonës Muzeale të Durrësit një nga aktivitetet e ekspeditës së tyre mësimore.
Studentët u njohën nga afër me trashëgiminë e Durrësit dhe me mënyrën se si ajo administrohet. Gjithashtu ata asistuan edhe në një process të gërmimit arkeologjik, që aktualisht po zhvillohet pranë Forumit bizantin, nga një mision arkeologjik i përbashkët francez dhe shqiptar.