Sot ka ditëlindjen kompozitori me origjine armene, miku im, Haig Zacharian. Ai u lind më 8. 05. 1952 në Durrës. Studimet e mesme të përgjithshme i kreu në qytetin e lindjes, duke u ushtruar njëkohësisht në piano dhe në disiplina të tjera muzikore.
Më 1969 filloi studimet e larta për kompozicion në ILA, ku u diplomua më 1974. Veprimtarinë krijuese e nisi që herët, duke shfaqur interesa në të gjitha format e gjinitë e muzikës, si autor i dhjetra këngëve, i krijimeve të ndryshme të muzikës vokale dhe instrumentale të dhomës, i veprave të mëdha vokalo-simfonike, orkestrale, skenike si baleti Legjenda e lules Honinë; 1987, etj.
Haig bëri emër, midis të tjerash, në fushën e muzikës së filmit, ku numërohen rreth 30 bashkëpunime me kineastë të njohur. Disa nga arritjet e tij më të mira në këtë drejtim, janë muzika e filmave: “Dollia e dasmës sime” (1978), “Njeriu i mire” (1982), “Dora e ngrohtë” (1983), “Maya” (2008). Po keshtu ai ka shkruar edhe muzike per teater, si “Hamletmakina”, “Dome” etj.
*Marrë nga Facebook i Stefan Çapalikut