Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka vizituar ditën e hënë Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Ajo ishte e shoqëruar edhe nga deputetja dhe njëherësh zv.Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Milva Ikonomi.
Në takimin e zhvilluar në Muze me stafin e DRKK-së Durrës, u diskutua për një sërë problemesh, mundësish dhe perspektivash që shtrohen përpara trashëgimisë kulturore dhe veçanërisht asaj të qytetit të Durrësit aktualisht.
Në fotogalerinë më poshtë, disa momente nga kjo vizitë: