Instrumentistët Rediana dhe Florian Vlashi kanë hapur ciklin e nëntë të koncerteve religjoze, që organizohen çdo vit në Balneario Mondariz (Spanjë).

Bashkëshortët muzikantë që jetojnë dhe punojnë në La Coruna që nga viti 1992, kanë interpretuar në violonçel dhe violinë vepra nga Tomaso Albinoni (1671 – 1751), autor i njohur italian i muzikës baroke.

"Për të respektuar natyrën e muzikës së përzgjedhur i gjithë koncerti u luajt nën dritën e qirinjve", tha Florian Vlashi, i cili shtoi se Balneario de Mondariz (1873) ishte mjaft i njohur dhe frekuentohej nga njerëz të famshëm, mes të cilëve edhe Zhyl Verni.

Violinisti Florian Vlashi tha se të martën në mbrëmje do të ketë një koncert tjetër si solist në Centro Galego de Arte Contemporaneo në Santiago.

G. Kabashi