Megan Fox ka hequr dorë nga vendimi për t'u ndarë me bashkëshortin Brian Austin Green, kështu zyrtarisht çifti nuk do ndalet.
Fox, e cila u martua me Green në vitin 2010, paraqiti letrat në një gjykatë në Los Angeles të enjten për të anuluar procedurat e divorcit.
Aktorja ishte vetëm 24 vjeçe kur u martua me Brian Austin Green. Ata ranë në dashuri gjatë serialit të Hope & Faith në ABC.
Por çifti paraqiti dokumentet për divorc, pas 5 vitesh martesë në vitin 2015, duke cituar si arsye "dallimet e papajtueshme".
Por një vit më vonë lindi djali i tyre i tretë Journey, duke sinjalizuar se Fox dhe Green ishin pajtuar.
Çifti janë prindër edhe të djemve Noah Shannon, 6 vjeç dhe Bodhi Ransom, 5 vjeç.





