Pritjes së ëmbël për këngëtaren Gjira Kajtazi i erdhi fundi. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja njofton se është bërë nënë për herë të parë pasi ka sjellë në jetë djalin e saj.

"Dhe ky është momenti që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë. Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj. Faleminderit që na zgjodhe ne si nënën dhe babain tënd. Mezi presim të njohim shpirtin tënd të bukur e të guximshëm"-, shkruan Gjira krahas fotos ku partneri i saj shfaqet me gërshërë në dorë duke bërë proçedurën e prerjes së kërthizës.

Këngëtarja jeton prej kohësh në Gjermani ndaj edhe emri i veçantë i vogëlushit, Maël,  mesa duket është një emër tipik gjerman.