Kim Kardashian pret të bëhet nënë e fëmijës së saj të katërt, dhe së fundmi ka organizuar një “babyshower” me një temë të veçantë.
Miqtë dhe të afërm të familjes Kardashian- West u mblodhën për të festuar të shtunën pritjen e fëmijës së katërt, një djalë i cili do të vijë së shpejti në jetë përmes një nëne “surrogate”.
Festa titullohej “CBD & Meditation” kishte si temë kanabisin dhe meditimin. “Pra, duke qenë se unë jam e frikësuar dhe fëmija po vjen për dy javë, kam menduar se nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar se sa me pak CBD”- u tha Kim të ftuarve mes të cilëve Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Chrissy Teigen, Paris Hilton, Larsa Pippen, Olivia Pierson dhe shumë emra të tjerë të njohur.





