Renato Arapi u përzgjodh njeriu i ndeshjes në Kukësi-Teuta 0-0. Ai e konsideroi pozitiv këtë rezultat. 

“Pas periudhës jo të mirë, ky barazim ishte pozitiv. Ajo që më kënaqi ishte dëshira që tregoi ekipi. Kjo të jep shpresë. Shpresoj të vazhdojmë me rezultatet pozitive. Objektivi ynë kryesor ka qenë gjithmonë pjesëmarrja në Kupat e Europës. Do të mundohemi që çdo ndeshjeje t’i marrim maksimumin, pavarësisht kalendarit të vështirë" 

Sezon me shumë luhatje: Kishim pritshmëri më të mëdha këtë sezon, lëshuam rrugës. Shpresoj që klubi të vazhdojnë projektin. Kanë ndikuar edhe prurjet e reja, të cilat duan kohë të përshtaten. Sezonin e ardhshëm, po të ruajmë gjendjen e ekipit, me ndonjë afrim mund të pretendojmë për titullin kampion. 

Barazimi hap para: Neve ashtu na intereson ta lexojmë, për ta mbajtur moralin lart. E thashë që më kënaqi dëshira. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, të rregullojmë gabimet dhe të bëjmë edhe më mirë në sulm. Pjesa më e madhe e lojtarëve me eksperiencë janë në pozicionet mbrojtëse. Lojtarët në sulm duhet të bëjnë diferencën me suportin tonë. Futbolli është lojë kolektive. Duhet të jemi të gjithë bashkë.