Reperi shqiptar Gashi ishte në mesin e artistëve me famë botërore që performuan në festivalin Coachella.

Përmes një postimi në Instagram, Gashi ka treguar prapaskenat me mikun e tij DJ Snake, me të cilin ka bërë edhe simbolin e shqiponjës dykrenare.

Kjo gjë i ka pëlqyer shumë fansave, të cilët kanë bërë komente nga më të ndryshmet ku vlerësojnë Gashin.

Reperi shqiptar dhe DJ Snake kanë bashkëpunuar për këngën "Creep on me" që numëron mbi 11 milionë klikime në Youtube.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

Coachella 2019