Virgil van Dijk e mposhtur konkurrencën e Raheem Sterlingin për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit 2019”, që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) në Angli.Surpriza më e madhe është përfshirja e Paul Pogbasë në formacionin më të mirë të vitit e lënia jashtë e “yllit” të Chelsea-t, Eden Hazard.Çmimet do të mësohen zyrtarisht të premten, por “Daily Mail” i ka zbuluar më parë.
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, holandezi van Dijk, ka patur mbështetjen më të madhe nga kolegët e tij për kontributin e tij të shquar në mbrojtjen më të mirë në Premier League këtë sezon. Përveç humbjes së vetëm një ndeshjeje në Premier deri më tani, “The Reds” nuk kanë pësuar gol në 18 raste.
Holandezi u përzgjodh më i miri në një listë e shkurtër, ku përfshiheshin: shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane, Sterling, Sergio Aguero dhe Bernardo Silva nga Manchester City dhe Hazard nga Chelsea.Edhe pse rivalizonte për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, Hazard nuk bën pjesë në ekipin më të mirë, ku është përfshirë Pogba, pavarësisht nga mungesa e qëndrueshmërisë për Manchester United këtë sezon.





