Ditën e djeshme moderatorja e njohur Alketa Vejsiu publikoi një foto mjaft të veçantë nga bregdeti e cila mori shumë pëlqime dhe komente.
Mirëpo një koment i tërhoqi vëmëndjen moderatores.
“S’e kuptoj pse e zgjat veten me photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe…as e shkurtër nuk je, por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo!”, shkruante ndjekësja.
“Do t’i shkurtoj herës tjetër. Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’ti bëj. I kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka!”, ishte komenti epik i moderatores.
Në të njëjtën foto, modelja Oriola Marashi ka treguar se të dyja i bashkon i njëjti hall, pasi fansat i akuzojnë për fotoshop për shkak të këmbëve të gjata.
“Të njëjtin hall kemi ne vajzat me shalët e gjata”, shkruan Oriola, duke i dalë në mbrojtje Alketës.





