Pas komenteve negative lidhur me aftësinë e saj prindërore, këngëtarja e famshme, Pink ka marrë një vendim drastik! E ftuar në emisionin “The Ellen Show", 39-vjeçarja deklaroi se nuk do publikojë më fotografi të fëmijëve të saj në rrjetet sociale.
"Ne jetojmë në fermë. Fëmijët e mi qëndrojnë të zhveshur dhe kjo ndodh. Edhe unë ndonjëherë jam e zhveshur. Qava shumë nga komentet sepse më pëlqen të ndaj me fansat gjëra që kanë lidhje me familjen time. Jam krenare për fëmijët e mi dhe nuk do publikoj më asnjë foto të tyre", shpjegoi Pink.
Komentet negative erdhën pasi këngëtarja postoi një foto të saj me dy fëmijët teksa po admironin një pelikan nga afër dhe djalit 2-vjeçar, Jameson ishte pa pelena. Kjo gjë si duket nuk është pëlqyer nga ndjekësit pavarësisht faktit se këngëtarja ia kishte mbuluar pjesët intime.





