18 prilli është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve. Për vetë rëndësinë historike që mbart Durrësi me trashëgiminë e pasur arkeologjike, ashtu si çdo vit tjetër, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare ka organizuar disa aktivitete në kuadër të kësaj date.
Kjo drejtori do ta celebrojë këtë vit me një aktivitet kulturor, dhe pikërisht me Ekspozitën: “Shprehem me Mozaik”, e cila vjen si një bashkëpunim i DRKK Durrës me DAR Durrës dhe Bashkinë e qytetit.
Aktiviteti zhvillohet në orën 17.00 në Amfiteatër. Gjithashtu një tjetër ekspozitë “Epidemn” do të hapet të enjten në Muzeun Arkeologjik, në orën 19.30.
Në kuadër të 18 prillit, Monumentet e Durrësit dhe Muzeu Arkeologjik mund të vizitohet pa biletë.