Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës është angazhuar në patrimin e mureve rrethuese të Amfiteatrit.
Në një postim në Facebook, DRKK Durrës iu bën thirrje qytetarëve të kujdesen për pasurinë e paçmuar dhe të mos i cënojnë imazhin qytetit.
POSTIMI
Pastrimi i Mureve rrethuese dhe Amfiteatrit nga vegjetacioni janë angazhime parësore të DRKK Durrës të kësaj periudhe, vit pas viti. Punonjësit tanë janë përfshirë në aksionin kundër vegjetacionit, për t’u dhënë monumenteve tona më të rëndësishme paraqitjen e denjë në pritje të turistëve dhe vizitorëve të shumtë. Dëmtimet e bëra në monumente nga “qytetarë” të papërgjegjshëm, jo vetëm cënojnë imazhin e qytetit tonë, por kërkojnë shpenzim të tepërt të kohës dhe burimeve, për t ‘I zhdëmtuar; burime që mund t ‘I përdornim për mirëmbajtjen dhe konservimin e monumenteve, kësaj kurore të çmuar të Durrësit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të kujdesen dhe të vëzhgojnë , për të mbrojtur nga keqbërësit pasurinë e paçmuar që kemi trashëguar nga të parët tanë.