Atletico Madrid, si shumë klubet e tjera të mëdha europiane, është duke projektuar sesionin e radhës të merkatos dhe goditjet që do të tentojë në të. Drejtuesit e klubit bardhekuq po punojnë që tani për emrat që përforcojnë repartin e mbrojtjes që kërkon Simeone, por ato që krijojnë më shumë lajm nga “Los Colchoneros” janë spekulimet e shumta mediatike për largimin Antoine Griezmann.

28-vjeçari francez të paktën publikisht është shprehur se nuk i merr parasysh raportimet mediatike nuk ka ndërmend të shkojë tjetërkund.Atletico ka vendosur një klauzolë largimi 200 milionë euro për Grizmann, kur i rinovoi kontratën deri në vitin 2023, klauzolë e cila do të ulet në shifrën e 120 milionë eurove që nga 1 korriku i këtij viti, çka do t’u jepte më shumë akses klubeve europiane që kërkojnë shërbimet e tij. Edhe pse performanca e tij ka pësuar disa luhatje, siç ishte në rastin ndaj Juventusit, ai mbetet një prej lojtarëve me më shumë cilësi.

Në numrin e djeshëm, “El Mundo Deportivo” kishte si lajm kryesor pikërisht Atnoine Griezmann, që sipas kësaj të përditshmeje ishte gati për të pranuar edhe ulje page vetëm që të transferohej të Barça. Këto raportime kontradiktore duket se do të mbizotërojnë edhe pas përfundimit të sezonit, kur të hapet merkatoja e futbollistëve.