Rinis nga Brazili karriere e Alexandre Patos. Ish-sulmuesi i Milanit gjatë dy sezoneve të fundit është aktivizuar te skuadra kineze Tianjin Quanjian, me të cilën së fundmi kishte prishur kontratën.

Tashmë 29-vjeçar, Pato ka firmosur kontratë me Sao Paulon deri në vitin 2022, klub ku kishte qenë pjesë edhe mes viteve 2014-2016 (në formë huazimi nga Corinthians), para eksperiencave të shkurtra në Europë me Chelsea-n dhe Villarrealin.

Kulmin e karrierës Alexandre Pato e ka patur pikërisht me fanellën e “Djallit”, duke shënuar 51 gola në 117 ndeshje të Serisë A.