Në hollin e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu" janë mbajtur sot homazhet për aktoren e njohur durrsake, Pranvera Urumi e cila ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, një ditë më parë.

Familjarë e të afërm, kolegë dhe personalitete të rëndësishme të autoritetit vendor u bashkuan nga ora 13:00 deri në 15:00 për t’i dhënë lamtumirën e fundit yllit të gjirit artistik durrsak e jo vetëm.

Mes emocionesh të forta, kolegët që kanë punuar dhe njohur mjaft mirë Verën, nuk mbajnë dot lotët për humbjen e mikëshës së tyre.

"Humbje për teatrin. Vera ka qenë një grua zonjë, aktore jashtëzakonisht e mirë që ka mbajtur peshë në teatër. Është një dhimbje e madhe për ne", thotë aktori Hysen Bashhysa me zërin që i dridhet.

Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Mirush Kabashi tha se Durrësi ka humbur një artiste të madhe ndërsa kujton kohën e turneve me Verën.

Ndërsa ikona e teatrit të Durrësit, një ndër themeluesit e "Aleksandër Mosisut", Lutfi Hoxha nuk i mban dot lotët kur i duhet të flasë për Verën që nuk jeton më, të cilën e ka konsideruar motër.

G.D.

Por kush është aktorja Pranvera Urumi?

Pranvera Urumi lindi më 4 shkurt 1932, por në pasaportë data zyrtare e lindjes së saj është 25 mars 1932. Ditën e sotme, 27 mars 2019, ajo mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 87-vjeçare.

Aktorja që krijoi mbi 100 role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” mbante titullin e nderuar “Artiste e Merituar”.

Për të lexuar shkrimin e plotë kliko: https://durreslajm.al/kultura/kush-ishte-vera-urumi-aktorja-e-mbi-100-roleve-artistja-me-nje-jete-intensive-ne-skene