Kartolinë italiane bardhezi. Kjo foto, që shitet në ebay, ka rëndësi dhe për historianët. Është nisur nga Durrësi më 4 qershor 2014 (shih vulën prapa fotos) për në Budapest, Hungari. Pra, jemi në periudhën në principatës / mbretërisë [Principata e Shqipërisë / Shteti Shqiptar] së Princ Vilhelm cu Vidit (Wilhelm zu Wied; 26 mars 1876-18 prill 1945). Mbi kartolinë janë vënë tri pulla “Shqipënia e lirë, Skënderbergu Mbreti i Shqipëtarëvet Gjergji Kastrioti”, dy me vlerë 2 qint. 2 dhe një 5 qint. Gjithsesi, mbi vulë janë mbivendosur shifra të tjera: 2 pulla me 5 dhe një me 10 – para -.

Info
“Në datat 21-24 shkurt të vitit 1914, – shkruan Hysen Dizdari,- u emetua një seri pullash me mbishtypje. Për emetimin e kësaj serie, si bazë u përdor pulla me portretin e Skënderbeut, emetuar në 1 dhjetor 1913. Emisioni i tretë u krye në 7 mars 1914, në ditë ardhjen e Princ Vidit në Durrës. Sërish është pamja e plotë dhe sugjestionuese e Skënderbeut, ajo e pullës mëmë të 1 dhjetorit 1913, e cila mendohet të jetë krijim i piktorit nga Praga Hainrik Kauç (Heinrich Kautch). Emisioni i katërt i pullës kombëtare është kryer në 2 prill 1914. Përsëri ai portret i plotë dhe madhështor i Gjergj Kastriotit. Kjo përsëritet më 16 prill të po këtij viti”. Cituar sipas Ylli Polovinës.

Th.M.