Tetë anije tregtare dhe dy të tjera Ro-Ro kanë transportuar mallra të ndryshme tranzit, që pasi u përpunuan në portin e Durrësit kanë vijuar udhëtimin me automjete drejt Kosovës.
Nga të dhënat operative në APD, mësohet se që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit janë shkarkuar me destinacion Kosovën afro 46 mijë ton mallra si grurë, llamarinë, çimento e bardhë apo xhama, të cilat më pas kanë vijuar udhëtimin drejt veriut, kryesisht me kamionë me targa Kosove.
Nga anijet traget Ro-Ro janë shkarkuar/ngarkuar gjithashtu 23 trajlerë me mallra import-eksporti nga/drejt Kosovës.
Nga të njejtat burime, mësohet se mallrat e porositura nga grosistët kosovarë janë shkarkuar nga anijet tregtare në portin më të madh të vendit tonë, dhe më pas janë transportuar me automjete drejt Prishtinës, Rahovecit, Gjilanit, Ferizajt apo Suharekës.