Bie në prangat e policisë së Durrësit pronari i një lokali në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Mësohet se i arrestuari është kapur duke vendosur lotari të palejuara në lokalin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin V. Q., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen nr. 4 Durrës, u konstatua duke vendosur lotari të palejuara.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.