Janë mbajtur sot homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë gjatë një gare në Prishtinë.
Në homazhet e mbajtura në hollin e teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, nga ora 11:00 deri në 12:00, morën pjesë emra të njohura të sportit dhe autoritetet vendore, të cilët shprehën ngushëllimet familjaren për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Majlinda Piliçi, sekretare e Përgjithshme e Federatës shqiptare të Shahut tha se “është një ditë e dhimbshme për humbjen e një shahisti të FSHSH, klubit të Durrësit gjithashtu, dhe këtë dhimbje e shton më shumë fakti që ai u largua nga jeta duke luajtur shah në një turne ndërkombëtar. Shpreh ngushëllimet jo vetëm familjarëve por edhe komunitetit të shahut.”
Ndërsa mjeshtri ndërkombëtar i shahut, Fatos Muço tha se Boshku "ka qenë në elitën e shahut kombëtar shqiptar si dhe ka kontribuar në shahun ndërkombëtar."
Harallamb Boshku ishte njëri nga mjeshtrat me gjurmë të shkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit të ri.