Kompania e njohur Smart Center në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit dhe kurseve profesionale në fushën e informatikës, vjen me një shërbim të ri të shumëpritur.
Që nga fillimi i 2019-ës, Smart Center ofron shërbimin e PUNËSIMIT.
“Për të gjithë ju punëofrues, Smart Center Trajnim & Punësim do t’ju ofrojë vërtet stafin që ju nevojitet bazuar në kërkesën tuaj me email. Aplikantët e përzgjedhur nga specialistët tanë dhe të trajnuar sipas nevojave të biznesit tuaj do t’ju ofrohen sipas kërkesës suaj brenda një afati kohor sa më të shpejtë”,- njofton Smart Center.
“Shtëpia ku takohen punëkërkuesit me bizneset”,- duket se është kthyer në moton e kësaj kompanie, që është angazhuar seriozisht për të plotësuar me burimet e kualifikuara njerëzore, bizneset që kanë nevojë të plotësojnë stafin e tyre me personel profesional.
Smart Center Durrës ofron shërbim të kulturuar, mirësi, profesionalizëm e seriozitet, garanci e mbështetje për të gjithë ata që e duan dijen bashkëkohore dhe punën.
Ku ndodhet Smart Center
Smart Center ndodhet në qendër të zonës së biznesit, përballë Drejtorisë së Tatimeve Durrës.
Si mund të kontaktoni me Smart Center
Për të kontaktuar me Smart Center Durrës mund të telefononi në numrin e celularit: 0698750700 ose mund të paraqiteni në adresën e sipërpërmendur.






