Dhjetëra qytetarë të Lezhës po protestojnë në rrugën Tiranë-Lezhë.
Ata kanë dalë në hyrje të qytetit për të bllokuar kryeministrin Edi Rama, i cili udhëton sot në drejtim të Shkodrës për një takim në Pukë.
Nuk dihen organizatorët e këtij tubimi, por shumë protestues përfaqësojnë anëtarësinë e Partisë Demokratike.
Ky veprim vjen një ditë pasi PD dhe LSI lajmëruan djegien e mandateve teksa kanë paralajmëruar një protestë të madhe ditën e enjte.
Mësohet se Rama nuk ka kaluar nga superstrada, por ka devijuar drejtim pasi është njoftuar për protestën.
Ndërkohë policia ka nxjerrë efektivët për të mbajtur situatën nën kontroll.





