E diela me diell, ka bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen zonës turistike të Durrësit, Currilave.

Makina të shumta janë parë në rrugën”Taulantia” që të çon drejt lagjes numër 1, të cilët kanë pritur për minuta me radhë për të mbërritur në destinacion.

Ka qenë urbanisti Ardian Muka i cili ka postuar në Facebook një video të filmuar mesditën e sotme pranë Velierës, ku shkruan: "Ja edhe Veliera qe do zgjidhte problemin e trafikut….rradhe pafund,ore e nerva !!"