Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është emëruar anëtar i Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Mediat vendase e kanë publikuar këtë lajm, teksa krijimi i kësaj strukture është miratuar në shtator të vitit të kaluar.
Bordi ka 11 anëtarë, njëri prej të cilëve është edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. E përditshme malazeze “Vejesti”, teksa publikon këtë lajm, evidenton edhe faktin që Fullani ka qenë i akuzuar në Shqipëri.
“Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë”,- thuhet në artikull.
I pyetur nga kjo gazetë nëse emërimi i Fullanit në këtë post do të ndikojë në besueshmërinë e Bankës së Malit të Zi, Guvernatori i Malit të Zi nuk pranoi të përgjigjet.
Organet e drejtësisë shqiptare kërkuan 5 vite burg për të, por pas disa seancave gjyqësore, Fullani mori pafajësinë.





