Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur deri më 21 shkurt, afatin e dorëzimit të aplikimeve për ngritjen e Strukturës së Posaçme për hetimin e Antikorrupsionit, e njohur si SPAK, për shkak të numrit të pakët të aplikantëve deri më tani.
Afati fillestar ishte deri më 7 shkurt, por deri më sot kanë aplikuar vetëm 14 prokurorë, për 15 vendet që duhen plotësuar në strukturën antikorrupsion të SPAK-ut. Për këtë arsye, 10 anëtarë të KLP-së kanë votuar pro shtyrjes, ndërsa një kundër.
Në një mbledhje të mëparshme, KLP-ja kishte vendosur të linte vetëm një muaj kohë për aplikimet e prokurorëve.





