Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ndërsa detajet e shkarkimit pritet që të bëhen publike sot.

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos, i cili gjithashtu u shkarkua nga ministrja Gjonaj, ndërsa më pas u prangos në datë 21 tetor të vitit 2018.

Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.

Por pas 5 muajsh, u shkarkua edhe zëvendësuesi i ish-deputetit të PS-së, ndërsa arsyet mbeten mister deri tani.