Blogeri durrsak, Olti Curri, ka shpërthyer në një postim ndaj ministres Elisa Spiropali, lidhur me deklaratën e saj për shtyp lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga 8 adoleshentë.

“Ka edhe shume filma me raste politikanesh biba qe i ka perdhunuar grykesia per pushtet, para dhe adhurimi ndaj liderit diktator…”,- shkruan Curri.

Statusi i Olti Currit:

Ka edhe shume filma me raste politikanesh biba qe i ka perdhunuar grykesia per pushtet, para dhe adhurimi ndaj liderit diktator…
Ça hyjne filmat ketu, kur opinioni eshte tronditur nga ngjarja e rende!
Kjo eshte deshmia qe pushteti jeton ne kulle kristali ku nuk arrijne piskama e popullit qe po rrenohet…