Dy ditë para skadimit të afatit, prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i është shtuar listës së aplikimeve për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke e çuar në 13 numrin e aplikantëve.
Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 7 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
13 prokurorët kandidatë për në SPAK:
- Besim Hajdarmataj
- Behar Dibra
- Arben Kraja
- Vladimir Mara
- Dritan Prençi
- Klodian Braho
- Besnik Muçi
- Anton Martini
- Eneid Nakuçi
- Edvin Kondili
- Anton Martini
- Eugen Beci
- Dolorez Musabelliu





