Qendra Mjedisore për Mbrojte, Edukim dhe Reahabilitim (EPER Center) dhe Shoqata Ecomjedisi Durrës, kanë prezantuar projektin "Monitorimi alternativë i cilësisë së ajërit, ndotjes nga zhurmat dhe gjelbërimit urban në Bashkinë Durrës".
Ky projekt, synon të avokojë për ndikimin në politikat për mushkëritë e gjelbërta të Bashkisë Durrës për cilësinë e ajrit, ndotjes nga zhurmat dhe gjelbërimin urban në nivel lokal, përmes kryerjes së monitorimeve alternativë. Ky projekt mbështetet nga metodologjia e implementuar nga CO-Plan & Milieukontakt Shqipëri.
Objektivi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i projektit dhe identifikimi i partnerëve potencialë për të bashkëpunuar në Bashkinë Durrës, si dhe vlerësimi i angazhimit të tyre korrekt në zbatimin e aktiviteteve të këtij projekti.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve lokale, përfshirë bashkinë e qytetit, përfaqësues nga prefektura, DAS, Agjensia Rajonale e Mjedisit Durrës, Inspektriati i Mjedisit dhe Pyjeve në Durrës, Drejtoria e Sëndetit Publik, aktvistë të shoqërisë civile me në fokus mbrojtjen e mjedisit, etj..
Ky projekt realizohet në kuadër të projektit "Mushkëri të gjelbërta për qytetet tona-Platforma alternative dhe gjithëpërfshirëse për monitorimin e cilësisë së ajrit, ndotjes nga zhurmat dhe gjelbërimit urban për të ndikuar në politikat në nivel lokal", zbatuar nga CO-PLAN & Milieukontakt Shqipëri. Ky projekt mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.





