Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës ka anuluar lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura. Vendimi i marrë nga po ky Këshill me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private, duke prekur mijëra banorë që jetesën e kanë me shfrytëzimin e llixhave. Ata e kundërshtuan fort këtë vendim me protesta të herë pas hershme, çka detyroi qeverinë të tërhiqet pas.

VENDIMI

Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë

Nga ana e AMBU-së është bërë verifikimi në terren i situatës dhe kontrolli i procedurës dhe dokumentacionit tekniko-ligjor dorëzuar nga subjekti.

Me anë të shkresës nr.150 prot datë 28.1.2019 “Kërkesë për tërheqje dokumentacioni” AMBU i është drejtuar Zyrës së Administrimit të Basenit Ujor Drin Bunë, duke kërkuar dokumentacionin origjinal në lidhje me praktikën e mësipërme i cili është marrë në dorëzim me procesverbalin përkatës, korrespondenca zyrtare që është ndjekur si dhe praktika për organizimin e mbledhjes dhe vendimmarrjes

Rezultatet e hetimit administrativ nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore nga shqyrtimi i dokumentacionit tekniko-ligjor mbi bazën e së cilës është dhënë leja e mësipërme rezultoi se:

1-Nga verifikimi i koordinatave të veprës së marrjes të paraqitura në projektin teknik rezulton se ato nuk përputhen me burimin ekzistues që merr ujë sot. Qendra Balneare  e Peshkopisë, por janë të pozicionuara rreth 200 m në lindje të kësaj pike. Kuota Z e veprës së marrjes nuk është  e saktë pasi edhe nga harta 2500 rezulton të jetë rreth 720 m dhe jo 602 m. Projekti dhe vizatimet janë me kuota të sakta referuar hartës, por që nuk përputhen me lejen e zbardhur dhe aplikimin.

2-Koordinatat e pikës së shkarkimit janë rreth 150 m në perëndim të veprë së marrjes dhe 50 m në lindje të burimit ekzistues. Shkarkimi në këtë pikë është i paqartë i paplotësuar me projekt (referuar vizatime grafike të shkarkimit). Gjithashtu, pika e shkarkimit referuar koordinatave të dhëna nuk përputhet me përshkrimet  e bëra në relacionet përkatëse.