Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Durrës të cilët i ka ftuar për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit. Përpara Bashkisë së Durrësit, thirrjeve të kryeopozitarit Basha për arrestimin e Vangjush Dakos iu bashkuan në kor edhe durrsakët. “Dako ik”, “Dako ik” brohorisnin ata.

Gjatë fjalës së tij para bashkisë së qytetit të Durrësit, Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet para 15 shkurtit, pasi në datën 16 shkurt qytetarët do ta shkulin nga karrigia e pushtetit.

Gjithashtu kryedemokrati i bëri thirrje Prokurorisë të arrestojë kreun e Bashkisë së Durrësit brenda datën 15 shkurt pasi ndryshe do ja vendosin prangat qytetarët.

Të bashkohemi të gjithë në protestën e 16 shkurtit. Por e shoh që ju jeni bashkuar pa ardhur ende data për interesin e vendit dhe të qytetit të Durrësit. Institucionet e vendit nuk ju shërbejnë më juve, por vetëm një grusht oligarkëve, pasi kjo qeveri nuk ka ardhur nga votat tuaja. Koha e fjalëve ka mbaruar. Durrësi mezi po pret. Nga kjo ndërtesë që pritet të çlirohet shumë shpejt jap mesazhin: 

Edi Rama largohu deri në datën 15 shkurt sepse në datën 16 populli do të shkulë nga karrigia e pushtetit. Prokuroria shqiptare arresto Vangjush Dakon, pasi në të kundërt në datën 16 prangat do tja vënë qytetarët. Koha për fjalët ka mbaruar vëllezër e motra, prandaj merrni fatin e vendit në duart tuaja“,- tha Basha.