"Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!" shkruan në Facebook deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa publikon një video të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako në një tryezë festive bashkë me persona të tjerë.

Salianji shkruan në postimin e tij se në tavolinën ku është Dako, pranë të cilit qëndron deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, janë ulur 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim.

POSTIMI I SALIANJIT

Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!

Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.

Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!