Deputetja e Dibrës, Reme Lala i është pëlrgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nga foltorja e Kuvendit përsëriti disa herë emrin e të atit të saj, Ymer Lalën, për bashkëpunime të "errëta" me Ramën.
"Sa për Ymer Lalën, Lulzim Basha i ke thënë Taulant Ballës se me ndjesinë e prindit do të të kisha futur një grusht, unë po të them se me dashurinë për babain tim dhe krenarinë që kam se jam vajza e Ymer Lalës do ti them një ditë të gjitha. Sa herë e ke kërkuar ti Ymer Lalën për të takuar dhe bashkëpunuar. Me data e emra të saktë. Atyre njerëzve dhe miqve të nderuar që do të kenë burrërinë të thonë sa herë ke kërkuar takim me Ymer Lalën."





