Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pasi deputetja socialiste e Dibrës, Reme Lala, i kërkoi kryeministrit Edi Rama të anulonte projektin e llixhave të Peshkopisë.

"Jemi kundër dhënies me koncesion të Llixhave të Peshkopisë. Të anulohet përdorimi i ujit të Llixhave. Ka dyshime për lejen e dhënies së lejes për përdorimin e Llixhave. Shumë familje mundohen të sigurojnë të ardhura me anë të këtyre llixhave. Ata vetë flenë në baraka dhe i përdorin shtëpitë si hotele. Me dhënien e lejeve për këto llixha këto familje rrënohen dhe u hiqet buka e gojës për të pasuror një grup njerëzish. Shumë njerëz janë marrë me llogje, por duhet studim fixibiliteti.  Kjo leja e dhënë për përdorimin e ujërave termale mban erë korruptive", tha Lala.

Nga vendi Basha tha se ky është një debati i shëmtuar dhe shtoi se është prishur pazari prandaj dhe deputetja po flet kundër Ramës.

"Teatër i shëmtuar, del një gjoja deputete, flet gjoja e deleguara është prishur pazari, dhe ai që ua shtrëngon fijet të dyjave në veçanti të deleguarës së Dibrës do një pazar tjetër.  Te unaza është futur një ka ofruar 5 mln euro më pak dhe është prishur. Kapari është paguar dhe Abi Bank është zbuluar. Rama është zbuluar edhe raportet janë publikuar, tani se me kë rrinë kriminelët e Dibrës dhe të Lezhës, dhe të Shijakut e tha dje Zëri i Amerikës, ju jeni një shumicë e ardhur me banditët, e banditëve, sot po ua përsëris, keni shansin me koston më të vogël për vendin të hapni rrugën për një qeveri kalimtare, por nëse nuk e kuptoni që tik-tak po ju mbaron koha, ty të parin do të shkulin nga ajo karrige dhe nuk do të ketë as Abi Bank e as lobistë që të të shpëtojnë lëkurën, zbrit nga andej para se të shkulin nga ajo karrige."