Gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohet akti normativ për buxhetin 2018, opozita ka kërkuar ndërprerjen e  seancës sepse kryeministri nuk është prezent.

Në fjalën e tij, kreu i PD, Lulzim Basha  u shpreh se Rama duhet të jetë në Kuvend dhe të japë sqarime për përgjimet e VOA që tregojnë sipas tij vjedhjen e  votave.

"Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Ka 5 vite që PD denoncon këtë dhe tani gjithçka është transmetuar nga mediat. Mbrëmë u transmetua nga VOA. Ai që e ka shndërruar këtë parlament në krim nuk vjen këtu. Ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve nuk denjon as të vijë këtu. Nuk e mbajnë këmbët, nervat, ska marrë ilace, i ka mbaruar pluhuri. Nuk e di. Ndaj gjëja e parë që dihet bërë është se kjo seancë duhet ndërprerë. Gjëja e parë që duhet bërë është të ndërpritet seanca. Kemi deputetë që skanë marrë asnjëherë fjalën se nuk kanë asgjë për të thënë. Jeni në shërbim të një grupi kriminelësh."