Hija e Antonio Kontes shfaqet si fantazmë në ambientin zikaltër. Ecuria negative e ekipit të Spaletit, nuk po bind drejtuesit zikaltër dhe kushti për trajnerin është fitimi i një trofeu, minimalisht. Dita e nesërme, ku Inter do të përballet me Lacion për Kupën e Italisë, do të jetë vendimtare. Kjo vlen për Spaletin, por edhe për ekipin.

Interi po mendon për rinovimet në skuadër, përveç ndonjë surprize të mundshme, ata që do të mbeten janë, Ikardi, Skriniar, Brozoviç, Handanoviç, Asamoah, De Vraj, Lautaro dhe Politano.

Bilance do të bëhen për Naingolan, D’Abrosio, Dalbert, Çedriç dhe Keita Balde. Lista e atyre që duhet se e kanë të sigurt largimin nis me Mirandën dhe Perisiç, por edhe Zhoao Mario qëndron me valixhe në dorë.

Gjithashtu, ata që pritet të hidhen në treg janë Borja Valero, Vecino dhe Galiardini. Ndërkohë, kroati Vrsalkjo ështtë nga ata që mund të quhet i larguar, pasi do të rikthehet te Atletiko Madridi.

Nga ana tjetër Ranokia, Berni dhe Padeli duket se nuk kanë bindur për të fituar një kontratë rinovimi. Zikaltërit i kanë gjërat e qarta për merkaton dhe po formojnë boshtin e ekipit.