Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Sokol Dedja është emëruar zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar Gent Cakajn, i cili mori kompetencat e ministrit të Jashtëm.
Dedja mban titullin doktor dhe ka aplikuar përvojën e tij kërkimore në praktikën e politikë-bërjes, si diplomat karriere në Ministrinë për Evropën dhe Punët të Jashtme, ku ka qenë drejtor i Drejtorisë së Bashkimit Evropian.





