FIFA është duke hetuar kontratat e transferimeve të më shumë se 100 lojtarëve minorenë te Çelsi dhe klubi po pret në ankth vendimin nëse do të dënohet me mbylljen e merkatos për dy sesione. Zyrtarët e Komitetit të Integritetit në FIFA kanë 3 vite që hetojnë rastet e abuzimeve të bluve të Londrës me kontratat e futbollistëve të rinj.
Mendohej se fillimisht rastet që po hetoheshin ishin rreth 25, por “The Guardian” zbulon se numri i kalon 100. Sipas sajtit francez “Mediapart”, një prej portaleve që bashkëpunon me “Football Leaks”, FIFA do kërkojë gjobitjen e Çelsit me 45 mijë paund dhe pezullimin e dy sesioneve të merkatos.
Sipas rregullave ndërkombëtare, klubet nuk mund të transferojnë futbollistë nën moshën 18-vjeçare nga vende të tjera, të paktën derisa prindërit nuk janë emigrantë për motive që nuk kanë lidhje me futbollin.





