Milani është duke menduar për të ardhmen, teksa ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e talentit Lori Abanda. 18-vjeçari i është bashkuar kuqezinjve nga francezët e Monakos, teksa fillimisht do të jetë pjesë e të rinjve.
Abanda u prezantua ditën e sotme nga drejtuesit Maldini dhe Leonardo, teksa bëhet fjalë për një futbollist tepër premtues.Mbrojtësi me origjinë nga Kameruni, është pjesë e kombëtareve të moshave franceze.
Ofertat për të në merkato nuk munguan, por drejtuesit milanistë u treguan më të shpejtë, duke e “rrëmbyer” 18-vjeçarin.





