Java e 20-të e Kategorisë Superiore është planifikuar të zhvillohet në 3 ditë. Sfida mes Tiranës dhe Teutës është ajo që do të ngrejë siparin e kësaj jave. Ky takim është planifikuar të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Një sfidë interesante, me bardheblutë që duken në një formë mjaft të mirë. Ndërkohë ditën e shtunë janë planifikuar të zhvillohen sfidat mes Kastriotit dhe Skënderbeut si dhe Flamurtari-Kukësi.
Korçarët do të kërkojnë të dalin nga kriza pas momentit të errët, ndërkohë që duel tepër interesant pritet të zhvillohet në Vlorë, aty ku kuqezinjtë do të kërkojnë të lenë pas problemet dhe të surprizojnë verilindorët e Armando Cungut.Dita e diel do të mbyllet me 2 përballjet e orës 2.
Bëhet fjalë për “miniderbin” Kamza-Partizani si dhe Laçi-Luftëtari. Kryesuesit e kuq kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive në kampionat, ndërkohë që Laçi pret Luftëtarin e shpërfytyrar pas humbjes turpëruese ndaj Kastriotit.
Java e 20-të (1-3 shkurt)
TË PREMTEN
Tirana-Teuta 18:00
TË SHTUNËN
Kastrioti-Skënderbeu 14:00
Flamurtari-Kukësi 17:00
TË DIELËN
Kamza-Partizani 14:00
Laçi-Luftëtari 14:00





