Në Niko Dovana, Teuta nuk e përballoi dot presionin duke u ndalur nga Flamurtari që ka probleme me rezultatin 1-1. Golit të Idi Bathës nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 13-të, iu kundërpërgjigj talenti Traore në të 26-ën, ndërkohë që Flamurtari luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 58-të, kur Veliu u ndëshkua me karton të kuq.

Vlonjatët mund të ishin ndëshkuar nga goli ishit të madh të sfidës Tomislav Busic i cili u aktivizua në pjesën e dytë, por finalizimi i sulmuesit kroat ishte në pozicion jashtë loje.

Deri në fund Teuta nuk arriti të përmbyste shifrat duke mos ruajtur dot ritmin e Partizanit. Pavarësisht epërsisë numerike, vendasit nuk arritën të gjenin golin e epërsisë duke u largua nga fusha me vetëm 1 pikë.

Një rezultat ky që i shton për shtat vlonjatëve, të cilët pavarësisht vështirësive, treguan dinjitet në fushën e lojës. Me barazimin e sotëm Teuta u ngjit në kuotën e 34 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të me 1 pikë më pak se Kukësi, ndërkohe Flamurtari mban vendin e 6-të me  29 pikë.